Tronditen Lojërat Olimpike, regjistrohet tërmet 6 ballë në Tokio
04 gusht 2021
| 11:20
Një tërmet i fuqishëm 6 ballë tronditi fshatin Olimpik të Tokios, ku është duke u mbajtur Olimpiada, teksa për fat të mirë nuk raportohen dëme.
Tërmeti goditi brigjet e Tokios rreth orës 5:30 të mëngjesit me orën lokale. Autoritetet përkatëse kanë përjashtuar mundësinë e shkaktimit të ndonjë cunami, duke qetësuar banorët.
Dridhjet e forta mësohet të kenë zgjatur për rreth 30 sekonda, por për fat të mirë, ky tërmet nuk solli pasoja.