Tronditet familja e famshme Kardashian, menaxherja e tyre është gjetur e vrarë

30 dhjetor 2021 | 11:32

Menaxherja e familjes së famshme Kardashian është gjetur e vrarë dhe si i dyshuari kryesor është partneri i saj.

Angie Kukawski u godit me thikë në makinën e saj dhe përveç familjes Kardashian, ajo menaxhonte dhe shumë persona të famshëm.

Kukawski u gjet e vdekur një ditë pasi u raportua e zhdukur dhe policia arrestoi partnerin e saj 49-vjeçar si të dyshuar për vrasjen.

Sipas policisë Jason Barker vrau Kukowski më 22 dhjetor dhe më pas e zhvendosi trupin e saj në Simi Valley të Los Anxhelosit duke përdorur makinën e tij.

Angie Kurafski ishte menaxhere e personazheve të tjerë të famshëm, përfshirë Kanye West dhe Nicki Minaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mentor Rexha B.I shpallë te pavlefshme certifikatën  me nr fiskal…