Tronditet Ferizaj, një person masakron me thikë 4 të rinj, transportohen në gjendje të rëndë në spital

11 nëntor 2024 | 18:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ferizaj të Kosovës, ku një person ka plagosur me thikë katër qytetarë kalimtarë të rastit.

Korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami bën me dije se të plagosur rëndë kanë mbetur dy 18-vjeçare dhe dy djem të moshave 29 dhe 32-vjeçare.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi të rëndë, ndërsa thuhet se dy prej të plagosurve janë nisur drejt Prishtinës, pasi gjendja shëndetësore e tyre është kritike.

Ndërkohë policia ka arrestuar autorin 59-vjeçar dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Mërgatë në kuadër të Partisë Demokratike…