Tronditet Interi, Lukaku mungon deri në tetor
30 gusht 2022
| 16:10
Konfirmohet dëmtimi për Romelo Lukakun, që do të mbetet jashtë fushave deri në muajin tetor. Sulmuesi pritet të rikthehet në fushë më 2 tetor ndaj Romës dhe më pas për ndeshjen ndaj Barcelonës.
Sulmuesi belg ka filluar programin e rehabilitimit dhe kontrollet mjekësore që do të zhvillohen javën e ardhshme mund të japin një përgjigje më ta saktë për rikthimin në fushë.
Për momentin nuk është specifikuar shkalla e dëmtimit muskulor dhe ky fakt lë vend për spekulime, por rrezikon maksimumi deri në dy muaj.
Lukaku do të mungojë në të paktën 6 ndeshje, 4 në kampionat (Cremonese, Milan, Torino dhe Udinese) dhe dy në Champions kundër Bayernit dhe Viktoria Plzen.