Tronditet Suhareka, dy vrasje brenda pak orësh
17 mars 2019
| 13:13
Në fshatin Studenqan të Komunës së Suharekës është raportuar edhe për një vrasje të një personi.
Ndonëse nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje, mësohet se ato janë familjare.
Rastin e ka konfirmuar për “Kosovapress” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një vrasje në fshatin Studenqan. Më shumë nuk dimë, për këto dy vrasje që kanë ndodhur sot në Suharekë do të mbahet një konferencë e Policisë në Prishtinë”, ka thënë Gashi.
Pak më herët është raportuar për vrasjen e një 30-vjeçari në këtë komunë e cila ishte kryer në një lokal të lojërave të fatit.