Tronditet Tirana: Pedagogu amerikan mbyt me litar gruan, dy qentë dhe më pas vr*t veten
19 gusht 2024
| 23:30
Pas ngjarjes me dy të vdekur në Velipojë, një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme.
Një shtetas amerikan ka mbytur me litar bashkëshorten e tij këtë të hënë në shtëpinë e tyre në Tiranë.
Pas saj mbyti edhe dy qentë e familjes e më pas u vetëvra, po me litar.
Viktimat janë Indah Lilis Sartika Saragih dhe Matthew James Wertz, 55-vjeç.
Ky i fundit punonte si pedagog në një shkollë private në kryeqytetin shqiptar.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende.
Policia ka gjetur një letër të lënë nga Wertz në të cilën shkruhet: “Më fal, nuk ia dola dot.”
Çifti amerikan jetonte në një shtëpi në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”.