
Troshupa transferohet në Poloni
05 gusht 2020
| 18:16
Portieri Deniz Troshupa është larguar nga Feronikeli. Portieri, që ka edhe nënshtetësi të Polonisë, është kthyer në Poloni, ku ka nënshkruar kontratë me klubin e Stomil Olsztyn.
Troshupa e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në “Facebook”. Ai ka nënshkruar kontratë me klubin polak dhe është prezantuar nga zyrtarët e Stomil Olsztyn në ambientet e klubit. Kjo skuadër aktualisht garon në kategorinë e dytë të futbollit polak.
Në edicionin e kaluar Troshupa bëri vetëm 13 paraqitje në portën e skuadrës nga Drenasi.