Trudeau përshëndet marrëveshjen tregtare ShBA-Kanada-Meksikë
02 tetor 2018
| 21:58
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau përshëndeti sot marrëveshjen e re tregtare të arritur në minutën e fundit një ditë më parë mes Otavas, Uashingtonit dhe Meksikos, që do të jetë krejtësisht fitimprurëse për kanadezët, sipas tij.
“Kjo është një marrëveshje do të jetë krejtësisht përfituese për ekonominë tonë, për familjet kanadeze dhe për klasën mesatare”, vlerësoi Trudeau gjatë një konference për shtyp në Otava, shkruan ASTH.
SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika arritën të dielën një marrëveshje të tregtisë së lirë për Amerikën e Veriut, të quajtur Marrëveshja SHBA-Meksikë-Kanada (USMTA) për të zëvendësuar traktatin e vitit 1994, sipas një deklarate të përbashkët amerikano-kanadeze.