Trump anulon Samitin e G7-s

20 mars 2020 | 10:26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, anuloi Samitin e G7-s, apo grupit të vendeve më të industrializuara, për shkak të krizës botërore me koronavirus.

Samiti ishte paraparë të mbahej në qershor, në Kamp Dejvid, pranë Uashingtonit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha se udhëheqësit do të bisedojnë “virtualisht, në mënyrë që të gjitha ekonomitë t’i përqendrojnë burimet në trajtimin e sfidave shëndetësore dhe ekonomike, që paraqet sëmundja COVID-19”.

G7-ta përbëhet nga: Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Të gjitha këto shtete po luftojnë për frenimin e pandemisë.

SHBA-ja mban udhëheqjen e G7-s gjatë vitit 2020./rel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi vdekjen e…