
Trump dhe Kim Jong Un do të takohen së shpejti
08 tetor 2018
| 17:54
Donald Trump dhe Kim Jong-un do të zhvillojnë së shpejti një takim të dytë.
Këtë e ka konfirmuar sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, pas takimit me udhëheqësin koreanoverior në Penian.
Pompeo ka deklaruar se data e saktë e takimit është ende duke u diskutuar, por takimi do të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Trump u takua me Kim Jong Unin më 12 Qershor, teksa Koreja e Veriut i ka qëndruar zotimit për të pezulluar provat bërthamore e raketore./Tv Klan/