Trump dhe Shtëpia e Bardhë heshtin për John McCain

25 gusht 2018 | 10:19

Kur familja e senatorit John McCain bëri të ditur të premten se ai e ka ndërprerë trajtimin mjekësor ndaj sëmundjes agresive të kancerit në tru, lajmi shokoi Capitol Hill-in (Senatin) dhe nxiti mbështetje nga kolegët e tij republikanë e demokratë.

Por një zë i rëndësishëm mungonte: Presidenti Donald Trump.

Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë nuk reagoi ndaj këtij lajmi dhe kur Trump udhëtoi në Ohio ai nuk e përmendi senatorin e sëmurë në një fjalim gati një orë të gjatë para republikanëve në Ohio në të cilin u prekën shumë tema, që nga vdekja e Mollie Tibbets, protestat e NFL e deri te Kane West, raporton CNN.

Muajt e kaluar, Trump shpesh iu ka referuar votës së McCain rreth kujdesit shëndetësor pa ia përmendur emrin atij, duke nxitur zemërim te familja e republikanit nga Arizona.

Trump kishte reaguar vitin e kaluar kur senatori McCain ishte diagnostifikuar me sëmundje.

“Senatori John McCain ka qenë gjithmonë një luftëtar”, kishte thënë Presidenti në një deklaratë.

“Melania dhe unë i dërgojmë mendimet dhe lutjet tona senatorit McCain, Cindy-t dhe tërë familjes. Shërim të shpejtë”, ishte shprehur ai.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kishte thënë se Trump e kishte thirrur senatorin McCain pas njoftimit për diagnostifikim me kancer.

Ndërsa përpara votës për kujdesin shëndetësor, Trump e kishte quajtur McCain-in “një hero amerikan” përmes një postimi në Twitter, raporton CNN./kallxo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër…