Trump: Do ta mposhtim armikun e padukshëm

19 mars 2020 | 09:58

Duke e përshkruar veten si “president të kohës së luftës”, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ShBA-ja do të arrijë fitore të plotë kundër koronavirusit. “Duhet të sakrifikojmë së bashku, sepse të gjithë jemi bashkë në këtë situatë dhe do t’ia dalim bashkë. Është një armik i padukshëm, por ne do ta mposhtim atë”, tha Trump në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë. “Mendoj se do ta mposhtim edhe më shpejt sesa që kemi menduar dhe do të jetë një fitore e plotë”, tha ai.

Trump tha se do ta nënshkruajë Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes të vitit 1950, i cili i jep autoritet presidentit t’i drejtojë bizneset civile për të ndihmuar në përmbushjen e urdhrave. Por, më vonë, në një postim në “Twitter”, ai tha se do ta ndërmarrë këtë hap “në rast të një skenari më të keq në të ardhmen”.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 9 300 njerëz të infektuar me koronavirusin që shkakton sëmundjen Covid 19. Deri më tash, 150 pacientë atje kanë humbur jetën. Në aspektin global janë mbi 220 000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe mbi 8 800 njerëz të vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave dhe Transfereve, duke u bazuar në vendimin…