Trump do të jetë i pranishëm në Superbowl

06 shkurt 2025 | 09:14

Lajmi është befasues: Donald Trump do të jetë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që merr pjesë në Super Bowl. Ai do të jetë në New Orleans (ku eventi rikthehet pas 12 vitesh) mes spektatorëve të përballjes mes Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles, më 9 shkurt, duke filluar nga ora 00:15.

Nuk dihet për cilën skuadër do të bëjë tifo, por sipas “The Guardian”, duket se te Chiefs ka disa mbështetës që kanë aderuar në lëvizjen MAGA, mes tyre edhe gruaja e Patrick Mahomes, quarterback-ut të Kansas City-t.

Trump do të japë gjithashtu një intervistë që do të transmetohet gjatë programit të parandeshjes në Fox, rrjet televiziv amerikan që do ta transmetojë ngjarjen në SHBA.

Prania e Trump në ‘Caesars Superdome’ do të rrisë nivelin e sigurisë, sidomos pas sulmit të ndodhur pak më shumë se një muaj më parë, kur një atentator u hodh mbi turmën që festonte Vitin e Ri në Bourbon Street, duke vrarë 14 persona.

Super Bowl është cilësuar si një “NSSE”, një event i sigurisë speciale kombëtare, që kërkon një strategji të veçantë qeveritare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hansi Flick foli në konferencë për shtypin në prag të…