Trump do të qëndrojë pas xhamit antiplumb në takime publike
Shërbimi Sekret Amerikan ka vendosur të rrisë nivelin e sigurisë në tubimet publike të ish-presidentit, Donald Trump dhe ndër masat e mara është xhami antiplumb pas të cilit ai do të qëndrojë gjatë fjalimeve të tij.
Nga frika e një përpjekjeje të re për ta vrarë 78-vjeçarin dhe pas kritikave të shumta nga politikanët republikanë, Shërbimi Sekret do të punojë më shumë për të parandaluar që dështimet e sigurisë të përsëriten.
Pjesë e kësaj është futja e xhamit antiplumb, që është një masë e rezervuar normalisht vetëm për presidentin dhe zëvendëspresidentin aktual të SHBA-së.
Kujtojmë se Donald Trump i mbijetoi një atentati më 13 korrik të këtij viti.
Konsensusi mes politikanëve republikanë ishte se Shërbimi Sekret, i ngarkuar me sigurinë e ish-presidentëve amerikanë, kishte bërë lëshime në sektorin e sigurisë.
Dëshmi e kësaj është dorëheqja e drejtoreshës së Shërbimit Sekret amerikan, Kimberly Cheatle, ndonëse ajo tha para Senatit tha se nuk ka pasur ndonjë lëshim të madh.