Trumpi: Do t’i bëjë publike të dhënat e mia financiare
21 nëntor 2019
| 16:35
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije të enjten se do të publikojë të dhëna mbi financat e tij përpara zgjedhjeve presidenciale të 2020-s, duke shtuar se i takonte atij të vendoste mbi këtë çështje.
Njoftimi vjen në një kohë kur Trumpi po përballet me padi dhe thirrje nga përfaqësues të politikës, për të publikuar të dhëna rreth taksave dhe informacione të tjera të lidhura me financat e tij.
“Unë jam i pastër dhe kur t’i publikoj deklaratat mbi financat e mia dikur përpara zgjedhjeve, do të tregoj vetëm një gjë, që jam shumë më i pasur nga sa mendonin njerëzit dhe kjo është një gjë e mirë”, ka shkruar Trump në llogarinë e vet “Twitter”, pa dhënë detaje mbi pretendimet e tij mbi pasurinë që disponon.