Trump: E kaluam kulmin e rasteve me COVID-19, disa shtete gati të rihapen

16 prill 2020 | 08:52

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA e ka “kaluar kulmin” e rasteve të reja Covid-19 dhe parashikoi që disa shtete jane gati te rihapen këtë muaj, raporton BBC.

Në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se udhëzimet e reja për rihapjen do të shpallen sot pasi ai të flasë me guvernatorët.

SHBA ka gati 640,000 raste të konfirmuara të Covid-19 dhe mbi 30.800 vdekje.

|Të dhënat sugjerojnë që në mbarë vendin, ne kemi kaluar kulmin e rasteve të reja. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë dhe ne do të vazhdojmë të përparojmë shumë”, u shpreh Kreu i Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur pse ShBA përbën një përqindje kaq të konsiderueshme të numrit global të vdekjeve, Trump akuzoi vendet e tjera që gënjejnë për shkallën e vdekshmërisë.

“A beson dikush me të vërtetë në numrat e disa prej këtyre vendeve?” tha ai, duke përmendur Kinën.

Ai gjithashtu tha që SH.B.A. po shikonte raportet per të verifikuar se nga doli virusi, nga një laborator ne Wuhan apo nga nje treg.

Mediat amerikane kanë raportuar se ambasada amerikane në Pekin ngriti shqetësimin për sigurinë në dy laboratorë në Wuhan.

Sidoqoftë të martën, gjeneral Mark Milley, kryetar i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit, tha që shërbimet e inteligjencës amerikane besonin se kishte më shumë të ngjarë që virusi të ndodhte natyrshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia…