Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mike Waltz
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump po vazhdon të kompletojë kabinetin qeveritar para se të merr zyrtarisht postin e presidentit më 20 janar.
Ai ka bërë të ditur se kongresmeni republikan i Floridës, Mike Waltz, do të jetë këshilltari për sigurinë kombëtare.
Pas kësaj ka ardhur edhe vet reagimi i Waltz. Ai ka thwnw se nuk ka thirrje më të lartë se mbrojtja e “vlerave, lirive dhe sigurisë së çdo amerikani të kombit tonë”.
“Jam thellësisht i nderuar që Presidenti Trump më dha besimin për të shërbyer në kabinetin e tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Nuk ka thirrje më të lartë se mbrojtja e vlerave, lirive dhe sigurisë së çdo amerikani të kombit tonë. Së bashku me Presidentin Trump dhe ekipin e tij, ne do të përballemi me sfidat. Kombi ynë nuk meriton asgjë më pak se një udhëheqje e guximshme dhe e palëkundur, dhe kjo është ajo që ai do të japë.”, ka shkruar Waltz nw rrjetin “X”.
Ai tha se Amerika do të mbajë afër aleatët e saj, ne nuk do të ketw frikw tw pwrballet me kundërshtarët.
“Do të investojmë në teknologjitë që e mbajnë vendin tonë të fortë. Fuqia më e madhe e Amerikës është ekonomia e saj në lulëzim dhe mbizotërimi ynë energjetik, dhe ato mjete do të na mbajnë jashtë luftërave dhe do të na lejojnë të udhëheqim edhe një herë nga një pozicion fuqie.”, u shpreh ai.
I am deeply honored President Trump is placing his trust in me to serve in his Cabinet as National Security Advisor. There is no higher calling than defending our nation’s values, freedoms, and the safety of every American.
Together with President Trump and his team, we will…
— Rep. Mike Waltz (@michaelgwaltz) November 12, 2024