Trump: Edhe SHBA-ja duhet të ketë President të përjetshëm
Pas vendimit të partisë komuniste kineze për të hequr kufizimin e mandateve presidencialë, kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, propozoi që dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mundësohet diçka e tillë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lavdëroi presidentin kinez Xi Jinping, pasi partia Komuniste kineze deklaroi se po ekiminont kufirin e dy mandateve për presidencën e vendit. Duke i hapur rrugë kështu që Xi të jetë në pushtet për një kohë të pacaktuar. Deklarata e Trump është transmetuar në versionin audio nga “CNN”. Sipas traditës, presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar në këtë post maksimumi për dy mandate katër vjeçar, deri sa presidenti Franklin Roosevelt u zgjodh katër herë duke filluar që nga 1932. Një amendament në Kushtetutën amerikane i aprovuar në vitin 1951, kufizoi deri në dy, mandatet presidenciale.