Trump filloi të thotë gënjeshtra – shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Një numër gënjeshtrash u thanë nga Donald Trump gjatë konferencës për shtyp, duke bërë që disa rrjete televizive amerikane të ndërpresin transmetimin para se të përfundonte fjalimin.
Analisti amerikan, Mark Stone vë në dukje gënjeshtra të tilla si një pretendim se kriminelët janë liruar nga burgu në Republikën e Kongos dhe janë dërguar në SHBA.
Ndërsa rrjetet televizive amerikane janë të anshme dhe disa gjithmonë përsërisin deklaratat e tij, të tjerët vazhduan rrjedhën e emisioneve.
“CNN dhe të tjerët ndërprenë shfaqjen e Trumpit para përfundimit. Ata duhet të jenë në gjendje të prezantojnë atë që ai po thotë, por gjithashtu të ndalin gënjeshtrat”, pohoi analisti.
Rreth pretendimeve për Kongon dhe imigracionin, Stone thotë se objektivisht është e saktë të thuhet se kufiri jugor i SHBA-së është në një “rrëmujë” dhe është përkeqësuar nën Joe Bidenin, por përtej kësaj, “ai po thotë gjëra që janë thjesht gënjeshtra”.
“Ai tha se Kongo po zbraz burgjet e saj dhe po i dërgon kriminelët në SHBA – dhe kjo thjesht nuk është e vërtetë. Qeveria kongoleze thotë se kjo deklaratë është absolutisht e pabazë. Ekspertët në DRC kanë thënë se ky fakt nuk është i vërtetë”, pohoi ai.
Trump tha se demokratët do të ndalojnë lëvizjen e veturave, raporton skynews.
“Sigurisht që nuk do ta bëjnë. Ajo që ata dëshirojnë ta bëjnë është ajo që shumë qeveri në mbarë botën kanë thënë se duan të bëjnë – të rritin taksat për veturat me benzinë për të bindur më shumë njerëz të drejtojnë automjetet elektrike”, shtoi Stone.
“Ai foli për krimin në të gjithë vendin që është i tmerrshëm. Po, krimi është problem në SHBA, por krimi në fakt po zvogëlohet. Kjo ka të bëjë me perceptimin dhe realitetin. Unë kam folur me shumë njerëz në mbarë vendin, në pjesët rurale të Amerikës së Mesme që mendojnë se New Yorku është një zonë e frikshme. Ata po ushqehen me atë që u thuhet nga Donald Trump përmes kanaleve të lajmeve si FOX, News Max dhe të tjerë”, deklaroi ai.
Theksojmë se 77-vjeçari ka folur në një konferencë shtypi në Trump Tower në New York, një ditë pasi u shpall fajtor për blerjen e heshtjes së yllit të filmave pornografik, Stormy Daniels.
Ndryshe, Trump u shpall fajtor në 34 akuza gjersa më 11 korrik do të dihet forma se si do të dënohet – burg apo para ose te dyja.