Trump i thotë jo vendimit për debat virtual me Biden
08 tetor 2020
| 15:01
Komisioni për Debatet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar se debati i dytë presidencial mes Donald Trumpit dhe Joe Bidenit do të zhvillohet virtualisht.
Ndërkohë, presidenti Donald Trump po vazhdon trajtimin për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë.
Lidhur me këtë vendim, Trump ka thënë që e konsideron të papranueshëm këtë vendim, raporton BBC, transmeton “Klan Kosova”.
Debati i dytë midis kandidatëve rivalë presidencialë është planifikuar të enjten e ardhshme. Debati i dytë, pritet të mbahet më 15 tetor në Miami, Florida.