Trump: Ka shanse që takimi me Kimin të shtyhet
22 maj 2018
| 22:27
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se ka shanse reale që takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i planifikuar për muajin e ardhshëm, të shtyhet.
“Nëse nuk zhvillohet, mund të zhvillohet më vonë”, ka thënë Trump.
Ai i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë, ku priti presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.
Javën e kaluar, Koreja Veriore ka thënë se mund të anulojë takimin nëse SHBA-ja këmbëngul që Phenjani të heqë dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme.
Samiti i 12 qershorit është planifikuar të mbahet në Singapor.