Trump këmbëngul për marrjen e Gazës: Ne do ta rindërtojmë atë
Pavarësisht reagimit të gjerë kundër planit të tij për të marrë kontrollin e Gazës dhe për të rivendosur banorët e saj palestinezë, Donald Trump duket këmbëngulës.
Duke folur për mediat mbrëmë, ai tha se është “i përkushtuar” të “blejë dhe zotërojë” enklavën e shkatërruar, e cila është rrafshuar pothuajse plotësisht nga bombardimet izraelite që nga sulmet e 7 tetorit 2023.
Gaza, tha ai, duhet të mendohet si një “vend i pasurive të paluajtshme” – dhe ai zbuloi një ide tjetër për rindërtimin e territorit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Për sa kohë që ne e rindërtojmë atë, ne mund t’ua japim atë shteteve të tjera në Lindjen e Mesme për të ndërtuar pjesë tjera”, tha Trump.
“Por ne jemi të përkushtuar ta zotërojmë atë, ta marrim dhe të sigurohemi që Hamasi të mos kthehet”, shtoi ai.
“Vendi është rrënuar. Pjesa e mbetur do të shkatërrohet.”
Sipas Trumpit, vendet arabe do t’i pranonin palestinezët pasi të flisnin me të.
“Ata nuk duan të kthehen në Gaza. Nëse ne mund t’u japim atyre një shtëpi në një zonë më të sigurt – arsyeja e vetme që ata po flasin për kthimin në Gaza është se ata nuk kanë një alternativë”, tha Trump.
“Kur ata kanë një alternativë, ata nuk duan të kthehen në Gaza”, përfundoi presidenti amerikan.
Ndryshe, palestinezët e kanë hedhur poshtë në masë të madhe idenë.