Trump kërcënon Iranin: Do e paguajë rëndë nëse sulmon trupat tona
02 prill 2020
| 09:09
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi në rrjetet sociale se janë grumbulluar të dhëna se Irani ose aleatët e tij po mendojnë një sulm ndaj trupave amerikane në Irak.
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, nëse një gjë e tillë ndodh atëherë Irani do të paguajë rëndë pasojat e këtij akti.
“Pas informacioneve dhe të dhënave, Irani ose aleatët e tij po planifikojnë një sulm ndaj trupave amerikane dhe / ose pasurive në Irak. Nëse ndodh kjo, Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë, me të vërtetë”, shkruan presidenti Trump.