Trump kërkon nga Kongresi 4.5 miliardë dollarë për emigrantët
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka kërkuar një shtesë prej 4.5 miliardë dollarësh nga Kongresi për shkak të situatës në kufirin me Meksikën, ku mungojnë mjetet financiare për kujdesin dhe akomodimin e emigrantëve nga Amerika Qendrore, fluksi i të cilit është rritur.
“AP” ka njoftuar se numri i familjeve që vijnë në kufi është më i lartë se numri i migrantëve individualë dhe nevojat e familjeve janë dukshëm më të larta se nevojat e individëve.
Sipas agjencisë amerikane, rreth një milion emigrantë pritet të arrijnë në kufirin e Meksikës dhe SHBA-së këtë vit, numri më i madh që nga viti 2000, kur kufirin në shumicën e rasteve përpiqeshin të kalonin burra pa familje dhe përcjellje, gjë që ishte është më e lehtë për t’u kthyer në Meksikë.
“AP”-ja ka shtuar se stacionet kufitare nuk janë të dizajnuara për të siguruar strehim për një numër kaq të madh njerëzish./javanews/