Trump kërkon të shkarkohet Austin, Biden as që e ka në plan shkarkimin e shefit të Pentagonit

08 janar 2024 | 22:25

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden nuk planifikon ta shkarkojë Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Shkarkimi i tij ka qenë kërkesë, pasi është kuptuar se Austin ka qenë i shtrirë në spital gjatë javës së kaluar.

Administrata e Biden u përpoq ta heshtte një bujë politike që ka shpërthyer pas zbulimeve gjatë ditëve të fundit se Biden, i cili kandidon për rizgjedhje, nuk e dinte se sekretari i tij i Mbrojtjes ishte në spital, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Disa republikanë të shquar, përfshirë Donald Trump, bënë thirrje që Austin të hiqej nga puna.

Por Pentagoni tha se gjenerali në pension me katër yje nuk kishte plane të jepte dorëheqjen dhe Shtëpia e Bardhë tha se Biden nuk po kërkon largimin e tij.

“Nuk ka asnjë plan për asgjë tjetër përveç se Sekretari Austin të qëndrojë në detyrë”, u tha gazetarëve në Air Force One të hënën John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ish-presidenti, Donald Trump, i cili është sfiduesi i mundshëm republikan i Bidenit në zgjedhjet e vitit 2024, tha se Austin duhet të shkarkohet për “sjelljen e tij të pahijshme profesionale dhe shpërdorim të detyrës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Spanjës po shqyrton rifillimin kombëtar të përdorimit të…