Trump: Koreja komuniste mund të bëhet fuqi e madhe
25 shkurt 2019
| 13:27
Koreja e Veriut mund të bëhet “fuqi e madhe ekonomike” nëse heq dorë nga armët bërthamore. Të paktën kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump.
Ai ka shtuar në një postim në “Twitter” se, ky komb “ka potencial për rritje më të shpejtë sesa çdo komb tjetër”.
Komentet e tij kanë ardhur vetëm disa orë, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se Peniani vazhdon të përbëjë kërcënim. Presidenti amerikan dhe udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un do të takohen për herë të dytë në datat 27-28 shkurt, në Hanoi të Vietnamit.
“Që të dy palët presim vazhdimësi të përparimit që është bërë në samitin e parë në Singapor”, ka thënë Trump, duke iu referuar takimit historik që dy udhëheqësit zhvilluan vitin e kaluar/tch/