Trump: Koronavirusi nuk do të ketë jetëgjatësi në ShBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump të enjten u përpoq të siguronte amerikanët për përhapjen e një coronavirusi të ri, duke thënë se do të kishte “një fund shumë të mirë për ne … që unë mund t’ju siguroj”, disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetit shpalli shpërthimin një emergjencë globale.
“Shpresojmë se nuk do të jetë aq e keqe sa disa njerëz mendojnë se mund të jetë”, tha Trump gjatë një fjalimi për tregtinë në një fabrikë prodhuese në Michigan.
Ai gjithashtu tha që administrata e tij po punonte “shumë ngushtë” me Kinën për të luftuar koronavirusin.
Coronavirus që shpërtheu në Wuhan, i cili ka origjinën në Kinë, ka rritur numrin e të vdekurve në 259 dhe ka sëmurë mijëra të tjerë në të gjithë globin – përfshirë edhe SHBA-në, ku rasti i parë i transmetimit nga sëmundja nga njeriu në njeri u raportua më herët të enjten. /Epoka e re/