Trump largon edhe McMasterin
23 mars 2018
| 08:07
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e zëvendësoi këshilltarin për siguri kombëtare, H.R. McMaster, me ish-të dërguarin e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, John Bolton.
Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se e falënderon gjeneralin McMaster për shërbimin dhe se ai ka bërë një “punë të shkëlqyeshme”.
McMaster është largimi i fundit i një figure të lartë nga Shtëpia e Bardhë.
Bolton do të marrë detyrën më 4 prill.
Ai do të jetë këshilltari i tretë për siguri kombëtare i Trumpit në 14 muajt e administratës së tij.
Bolton, 69 vjeç, ka shërbyer në administratat e Ronald Reaganit, George Bushit të vjetër dhe George Bushit të ri.