Trump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike

10 janar 2025 | 16:52

Një gjykatë e New Yorkut e liroi Donald Trumpin nga të gjitha akuzat rreth blerjes së heshtjes së aktores pornografike Stormy Daniels.

Gjykatësi Juan Merchan e liroi Trumpin pa kushte për të 34 pikat e aktakuzës.

“Të uroj suksese ndërsa merr mandatin e dytë”, i tha gjykatësi Trumpit, shkruan cnn.

Merchan deklaroi në gjykatë se lirimi pa kushte është “i vetmi vendim ligjor, pa cenuar detyrën më të lartë në vend”.

Lirimi i pakushtëzuar do të thotë se Trump nuk do të gjobitet, nuk do të dënohet me kusht ose burg.

Ndryshe, ish-presidenti dhe ai i ardhshëm u shpall fajtor majin e kaluar për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit dhe fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për yllin porno Daniels në javët e fundit të fushatës së parë të Trump në vitin 2016.

Pagesa u bë për t’u siguruar që Daniels nuk do të zbulonte se ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin e martuar vite më parë. Trump thotë se historia e saj është e rreme dhe se ai nuk ka bërë asgjë të keqe.

Trump është ish-presidenti i parë amerikan që ndiqet penalisht dhe ish-presidenti i parë që shpallet fajtor për një krim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim (DnV)” ka mbajtur një…