Trump ndaj Kinës: Do të tarifoheni me 50% nëse nuk anuloni tarifën prej 34% ndaj SHBA

07 prill 2025 | 21:03

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënon se Kinën se nëse hakmerret me tarifa prej 34% kundër Shteteve të Bashkuara, atëherë Uashingtoni do të përgjigjet të nesërmen me tarifa shtesë prej 50% për mallrat kineze.

Trump akuzoi Pekinin për “tarifa historikisht të larta”, “shtresa të paligjshme jomonetare”, “subvencione të parregullta biznesi” dhe “manipulim masiv të monedhës me kalimin e kohës”. Siç theksoi ai, këto veprime përbëjnë një abuzim kronik të sistemit tregtar amerikan dhe nuk mund të mbeten më pa përgjigje.

“Pavarësisht paralajmërimeve të mia, çdo vend që hakmerret kundër SHBA-së me tarifa shtesë, në krye të abuzimeve ekzistuese, do të përballet me sanksione të reja dhe të rritura ndjeshëm tregtare”, tha Trump.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se çdo takim apo negocim i planifikuar me Kinën anulohet menjëherë, ndërsa bisedimet përkatëse me vendet e tjera që kanë shprehur interesin përkatës do të fillojnë menjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të…