Trump: Ndaleni numërimin
05 nëntor 2020
| 15:40
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërkuar që të ndërpritet procesi i numërimit të votave në zgjedhjet presidenciale.
“Ndaleni numërimin”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në “Twitter”.
Trump është duke humbur nga kundërshtari i tij, Joe Biden, edhe në votë elektorale, edhe në atë popullore.