Trump nga të vetmit në histori që varfërohet në Shtëpinë e Bardhë! Humbi 700 milion dollarë nga pasuria e tij në 4 vite
Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të mbahet në histori si një nga krerët e vetëm të shtetit i cili nuk ka shtuar pasurinë përgjatë viteve të presidencës, por përkundrazi ka humbur shuma marramëndëse për shkak të mos marrjes me biznes.
Indeksi i miliarderëve të agjencisë Bloomberg, pasqyron faktin se midis vitit 2016 dhe 2020, Trump ka humbur 700 milion dollarë duke rrëzuar pasurinë e tij nga 3 në 2.3 miliard dollarë. Humbjet më të mëdha perandoria e biznesit të Trump i ka pësuar në sektorin e hotelerisë, ku vetë Donald ishte “mjeshtri” i marketingut dhe marrëveshjeve me benefite të mëdha.
Gjithashtu, një shkak tjetër se përse Trump nuk ka shtuar aspak tek pasuria e tij përgjatë rezidencës në Shtëpinë e Bardhë është fakti se nuk pranoi të merrte pagën e presidentit të cilën e fali në vlerën 100% në bamirësi të ndryshme.
Për kontrast, Barack Obama në 8 vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë tridhjetëfishoi pasurinë e tij nga 1.3 milion dollarë në 40 milion.