Trump nuk është fashist, Evi Kokalari i kundërpërgjigjet Ramabajes: Po jepni informacione të gabuara
Në “Pressing” të T7, të hënën, po diskutohet për atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, më 13 korrik, ku ai shpëtoi duke marrë një lëndim të lehtë. Ngjarja është komentuar në të gjithë botën, përfshirë edhe në Kosovë.
Për këtë temë u deklarua edhe analisti Sadri Ramabaja, i cili foli për rrezikun e fashizmit kudo nëpër botë.
“Politika e bazuar në dhunën, pra në vokabularin e bazuar në dhunë. Është bazamenti politik i Trumpit. Për këtë paralajmëronte Albright në librin e saj të fundi, në atë libër tekstualisht paralajmëronte rrezikun në rast se Donald Trump do të jetë presidenti”, ka thënë Ramabaja.
Por, atij në lidhje direkte i reagoi Evi Kokalari, aktivsite shqiptaro-ameriane që i përket kampit republikan.
Ajo tha se Trumpi nuk është fashist, por sipas saj mendimi i Ramabajës është “familjar i VV-së”, meqë ajo përmendi atë që Ramabaja është pjesë e subjektit politik, Lëvizja Vetëvendosje – me orientim ideologjik të majtë.
“Dëgjova z. Sadri Ramabaja që më konkludon edhe pjesën e Këshillit të VV-së, dhe kjo e shpjegon arsyetimin e tij familjar se çfarë tha më përpara. Në radhë të parë ai e bën Donald Trumpin në pozicionin e një fashisti të mundshëm. Kam shumë problem me këtë lloj analize që bën sepse po jepni informacione të gabuara”, ka thënë ajo. /Gazeta Express