Trump: Nuk ka më patriot se unë, presidenti juaj i preferuar

21 korrik 2020 | 08:35

Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar një foto të tijën në Tëittër ku duket ndërsa mban një maskë vënë.

Bashkë me foton ai shkruan se “shumë njerëz thonë se mbajtja e maskës është diçka patriotike kur nuk mund të mbash distancën.”

“Nuk ka njeri më patriot se unë, presidenti juaj i preferuar”, shton Trump.

Fotografia në fjalë është bërë gjatë udhëtimit të tij në Walter Reed, më 11 korrik, e vetmja herë kur presidenti ka vënë maskë para kamerave televizive. Presidenti amerikan ra dakord ta vinte maskën pas “presionit” që iu bë nga pjesëtarë të ekipit të tij për të dhënë një shembull për mbështetësit e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje historike për…