Trump: Nuk do të ketë ndjekje penale për emigrantët
26 qershor 2018
| 22:49
Shtëpia e Bardhë është tërhequr nga vendimi për ndjekje penale ndaj emigrantëve ilegalë që hyjnë në SHBA.
Kjo tërheqje u deklarua nga Komisionieri i mbrojtjes kufitare dhe doganave, Kevin McAleenan.
Washingtoni është tërhequr përkohësisht nga vendimi për ndjekje penale të emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti republikan iu dorëzua presionit publik të mërkurën kur firmosi urdhrin ekzekutiv, i cili i mban familjet bashkë në qendrat e emigranteve.
Ndërkohë, edhe pse McAleenan thotë se taktikat e tolerancës zero vazhdojnë të mbeten në fuqi, BBC raporton se udhëzimet e tij kanë krijuar një situatë të paqartë.