Trump për zhvillimet në Siri: Assad është zhdukur, ka ikur nga vendi i tij
Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Siri, ku raportohet se presidentit Bashar al-Assad ka ikur dhe se rebelët kanë marrë Damaskun.
Tump ka thënë se Assad është zhdukur, ka ikur nga vendi i tij dhe Rusia nuk ishte e interesuar ta mbronte më atë.
“Assad është zhdukur. Ai ka ikur nga vendi i tij. Mbrojtësi i tij, Rusia, Rusia, Rusia, e udhëhequr nga Vladimir Putin, nuk ishte e interesuar ta mbronte më atë. Nuk kishte asnjë arsye që Rusia të ishte atje në radhë të parë. Ata humbën çdo interes për Sirinë për shkak të Ukrainës, ku rreth 600,000 ushtarë rusë shtriheshin të plagosur ose të vdekur, në një luftë që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe që mund të vazhdojë përgjithmonë”.
Ai ka thënë se duhet të ketë negociata për të ndalur luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Rusia dhe Irani janë në një gjendje të dobësuar tani, njëra për shkak të Ukrainës dhe ekonomisë së keqe, tjetra për shkak të Izraelit dhe suksesit të tij luftarak. Po kështu, Zelensky dhe Ukraina do të donin të bënin një marrëveshje dhe të ndalonin të keqen. Ata kanë humbur në mënyrë qesharake 400,000 ushtarë dhe shumë më tepër civilë. Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm dhe të fillojnë negociatat”.
“Shumë jetë po shpërdorohen pa nevojë, shumë familje janë shkatërruar dhe nëse vazhdon, mund të kthehet në diçka shumë më të madhe dhe shumë më të keqe. E njoh mirë Vladimirin. Kjo është koha e tij për të vepruar. Kina mund të ndihmojë. Bota po pret”, ka shkruar ai në rrjetin social “Truth Social”.