
Trump përjashton modelin libian për denuklearizimin e Koresë së Veriut
17 maj 2018
| 22:19
Me afrimin e takimit me Kim Jong Un, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se modeli libian për denuklearizimin nuk ishte në asnjë rast i duhuri për gadishullin korean.
”Modeli libian nuk është aspak ai që kemi në mendje”, u shpreh ai, duke dalë kundër John Boltonit, këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, përcjell Atsh.
Bolton deklaroi disa ditë më parë se këtij modeli i ishte referuar administrata për negociatat e ardhshme, gjë që shkaktoi indinjatën e Phenianit.