Trump: Përparimi i Koresë së Veriut, i pamjaftueshëm

25 gusht 2018 | 19:31

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ka udhëzuar sekretarin e shtetit Mike Pompeo që ta shtyjë një vizitë që kishte planifikuar për në Korenë e Veriut, me arsyen se përparimi i bërë për çnuklearizimin është i pamjaftueshëm.

Trump tha në një koment në Twitter se nuk beson që Kina të jetë duke ndihmuar në përpjekjet për të frenuar Korenë e Veriut, për shkak të rritjes së presionit amerikan ndaj Pekinit për çështjet tregtare.

Të enjten, Pompeo emëroi një ekzekutiv të lartë të kompanisë Ford Motor si të dërguarin e tij të posaçëm për Korenë e Veriut dhe tha se të dy do ta bënin vizitën javën e ardhshme.

Por Presidenti Trump thotë se i ka kërkuar sekretarit Pompeo të mos shkojë tani në Korenë e Veriut, për shkak të përparimit të pamjaftueshëm për çnuklearizimin e gadishullit Korean.

Sipas disa vlerësimeve të pavarura, Koreja e Veriut në fakt po e shton aktivitetin bërthamor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny është arrestuar sot në Moskë.…