Trump porosit Erdoganin: Siria është e juaja
“Është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë aty”, këtë mesazh thuhet t’i këtë përcjellë presidenti amerikan Donald Trump homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdofan gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me 14 dhjetor, e që bëhet publike vetëm tani.
Komenti i shefit të Shtëpisë së Bardhë i referohej Sirisë. Erdoani po i shpjegonte kreut te administrates amerikane të gjitha problemet e lidhura me praninë e SHBA-së në këtë vend e në Irak, te cilat, sipas zyrtarëve të lartë amerikane, po e irritonin Trumpin.
Presidenti e njoftoi të mërkurën tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Erdogani duket është përpjekur të tregojë se Amerika duhet të largohet tani nga Siria, e argument i fortë i tij për këtë, ishte mposhtja thuajse e plotë e ISIS-it atje.
Trumpi paskësaj ka kërkuar prej tij garanci se Turqia do të vazhdojë luftën kundër shtetit islamik, e për këtë ka marrë zotimin e kreut të shtetit turk.
Izraeli ndërkohë është betuar të luftoje prezencën e Iranit në Siri pas tërheqjes amerikane. Lëvizja e Trumpit, që ka shkaktuar shqetësim të madh mes aleateve, u pasua nga dy dorëheqje të rëndësishme: E para, dhe më thelbësorja ishte ajo e sekretarit të mbrojtjes James Mattis, e pas tij dorëheqjen e dha dhe i dërguari i posaçëm amerikan në koalicionin global që lufton Shtetin Islamik, Brett McGurk./Top Channel/