Trump premton 738 miliardë dollarë për ushtrine amerikane
11 dhjetor 2019
| 19:57
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi sot se do të nënshkruajë një projektligj për mbrojtjen që parashikon 738 miliardë dollarë të destinuara për të gjitha politikat, duke filluar nga pushimet familjare e deri tek avionët luftarakë. “Të gjitha përparësitë tona hynë në NDAA: Rritja e pagave për trupat tona, ndërtimi i forcave tona ushtarake, kufitare dhe forcën hapësinore,” shkroi Trump në profilin e vet në “Twitter”.
Ai porositi Kongresit të mos vonojë miratimin e ligjit që ai do ta nënshkruajë menjëherë, raporton “Reuters”. Të dy dhomat e Kongresit duhet të kalojnë një projektligj të mbrojtjes të njohur si National Defense Authorization Act (NDAA) dhe demokratët kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër tij.