Trump realizon ëndrrën e vogëlushit që vuan nga kanceri në tru, e “bën agjent” – drejtori i Shërbimit Sekret ia dorëzon ID-në në Kongres

05 mars 2025 | 11:17

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Kongres i ka kushtuar disa minuta një djali të vogël që vuan nga kanceri në tru – duke e nderuar dhe bërë atë “agjent” të Shërbimit Sekret.

DJ Daniel gjithmonë kishte ëndërruar që të bëhet polic një ditë, ky 13-vjeçar vuan nga kanceri në tru për gjashtë vite që kur në vitin 2018 edhe u diagnostikua, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, atij i ishte thënë se do t’i ketë vetëm edhe pesë muaj jetë. E që ëndrra e tij të realizohet, Trump gjatë fjalimit të tij në Kongres, njoftoi se DJ do të betohet zyrtarisht si agjent i Shërbimit Sekret.

Ai është mbajtur lart nga babai derisa turma në sallë po e duartrokisnin kur drejtori i Shërbimit Sekret, Sean Curran ia dorëzoi ID-në.

“Ai gjithmonë ka ëndërruar të bëhet polic. Por në vitin 2018, DJ u diagnostikua me kancer në tru. Mjekët i thanë që së shumti pesë muaj të jetoj. Por kjo ndodhi gjashtë vite më parë. Që nga ajo kohë, DJ dhe babai i tij kanë qenë të vendosur që ëndrra e tij të realizohet. Sonte, DJ do të nderojmë më së shumti”, tha Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka theksuar se sundimi i…