
Trump refuzon ta quajë Putinin “diktator”, batuta me Macron: Është një klient i zgjuar
Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar ta quajë Vladimir Putin si “diktator”, duke thënë se është një fjalë që nuk e përdor lehtësisht.
Trump u pyet nga gazetarët në një konferencë për media me presidentin francez Emmanuel Macron, nëse do e quante Putinin “diktator” ashtu siç bëri me Volodomyr Zelenskyn. Ai iu shmang përgjigjes.
Trump nuk kurseu batutat me Macron, duke e quajtur atë si “një klient i zgjuar”.
“Macron është një klient i zgjuar. Më thoshte gjithë ato gjëra dhe unë i thosha “po, po, po”. Kur më treguan letrat, u thashë “po ne nuk folëm për këto gjëra”. Është një klient i zgjuar”, tha Trump.
A do e quanit Putinin diktator, ashtu siç bëtë me Zelenskyn? – E pyeti gazetari.
“Nuk i përdor ato fjalë lehtësisht, do të shohim si ecin gjërat. Jemi afër gjetjes së një zgjidhjeje”, u përgjigj Trump.