Trump rihap burgun famëkeq të Guantanamos: Kemi 30 mijë shtretër aty, do e mbushim me emigrantë ilegalë

29 janar 2025 | 21:28

Presidenti Amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA do të nisë përdorimin e burgut ushtarak famëkeq të Gjirit të Guantanamos, për të dërguar emigrantët e paligjshëm.

Gjatë nënshkrimit të “Aktit Laken Riley”, për goditjen emigrantëve ilegalë me precedentë kriminal, Trump tha se SHBA do të përdorë të gjitha kapacitetet e burgut në Guantanamo për burgosjen e emigrantëve.

“Sot unë po nënshkruaj gjithashtu një urdhër ekzekutiv për të udhëzuar departamentet e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit që të fillojnë përgatitjen e objektit të migrantëve prej 30,000 personash në Gjirin e Guantanamos. Do të dërgojmë aty, më të emigrantët ilegalë më të rrezikshëm. Disa prej tyre janë aq të këqinj sa që nuk u besojmë dot as shteteve që t’ua kthejmë, sepse nuk duam të kthehen sërish, kështu që do t’i çojmë në Guantanamo”, tha Trump.

Trump ka nisur atë që administrata e tij e dytë po e përshkruan si një goditje të madhe ndaj migracionit të paligjshëm, me bastisje, arrestimet dhe dëbime me avionë ushtarakë të atyre që i ka skeduar si emigrantë të paligjshëm dhe tepër të rrezikshëm.

Akti Laken Riley është një ligj që kërkon që Departamenti i Sigurisë Kombëtare të ndalojë emigrantët e paligjshëm të akuzuar ose të dënuar për krime të lidhura me vjedhje, sulm ndaj një oficeri policie ose një krim që rezulton me vdekje ose lëndim serioz trupor si ngarje në gjendje të dehur.

Ligji mban emrin e studentes së infermierisë, 22-vjeçares Laken Riley, e cila u vra brutalisht nga një emigrant i paligjshëm venezuelian në shkurt të 2024-ës. Ai ishte ndaluar disa herë në SHBA për krime por ishte lënë sërish i lirë deri sa kreu krimin makabër.

Burgu i Gjirit të Guantanamos është përdorur historikisht për burgosjen e terroristëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga AAK-ja me numër 23, Ali Berisha,…