
Trump rrit taksat ndaj Kinës në 125 përqind
09 prill 2025
| 20:14
Donald Trump njoftoi për një pauzë 90-ditore të tarifave më të larta për dhjetëra vende, por i rriti ato ndaj Kinës në 125 përqind.
Kështu bëri të ditur i pari i ShBA-së me një postim në rrjetin social Truth Social.
“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, unë po e rris në 125% tarifën e vendosur për këtë shtet, e cila hyn në fuqi menjëherë”, shkroi Trump, duke shtuar se shpreson që “në të ardhmen e afërt Kina do të kuptojë se ditët e ‘shqyerjes’ së ShBA-së dhe vendeve të tjera nuk janë më të qëndrueshme apo të pranueshme”.