Trump: ShBA-ja qëndron me Evropën në luftën kundër terroristëve

03 nëntor 2020 | 14:48

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka dënuar sulmet në Vjenë të Austrisë nga të cilat mbetën të vdekur pesë persona, përfshirë njërin nga sulmuesit.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se ShBA-ja qëndron me Austrinë, Francën dhe me gjithë Evropën në luftën kundër terroristëve.

“Lutjet tona janë me njerëzit në Vjenë pas edhe një akti të terrorizmit në Evropë. Këto sulme djallëzore kundër njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen. ShBA-ja qëndron me Austrinë, Francën dhe me gjithë Evropën në luftën kundër terroristëve, përfshirë edhe terroristët radikalë islamikë”, ka shkruar Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar projekti i nënshkruar në mes të organizatës së…