Trump shtyn vënien e tarifave ndaj Meksikës

04 shkurt 2025 | 00:28

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të pezullojë vendosjen e tarifave të planifikuara ndaj Meksikës për një muaj, duke shtuar se negociatat do të vazhdojnë për arritjen e një “marrëveshjeje” mes dy shteteve.

Trump, në një postim në rrjetet sociale pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me homologen meksikane, Claudia Sheinbaum, tha se ai do të marrë pjesë në bisedime me palën meksikane, së bashku me udhëheqësit e Departamentit amerikan të Shtetit, Thesarit dhe Tregtisë.

“Ne u pajtuam për pezullimin e menjëhershëm të tarifave të planifikuara për një muaj, periudhë gjatë së cilës ne do të zhvillojmë negociata. Mezi pres pjesëmarrjen në këto negociata së bashku me presidenten Sheinbaum, teksa ne tentojmë të arrijmë një ‘marrëveshje’ mes dy shteteve tona”, shkroi Trump.

Edhe presidentja meksikane njoftoi për pezullimin e tarifave dhe shtoi se ekipet do të nisin punën që sot në dy fusha: sigurinë dhe tregtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 10, Besnik Tahiri,…