Trump sulmon ashpër Jack Smithin, prokurorin që ngriti aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

07 janar 2025 | 19:41

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump u shpreh kundër “armatizimit të drejtësisë” nga demokratët dhe sulmoi këshilltarin special amerikan, Jack Smith gjatë fjalimit të tij nga Mar-a-Lago të martën.

“E mposhta Jack Smithin e marrë. Ai është i marrë. Mendoj se ai po kthehet në Hagë. Ne i fituam proceset gjyqësore”, pohoi Trump, sipas CNN.

“Dhe, shtypi bëri një punë të madhe për ta. Por ne nuk bëmë asgjë të keqe. Nuk kemi bërë asgjë të keqe për asgjë”.

Gjykatësja Aileen Cannon bllokoi sot publikimin e raportit përfundimtar të Smith mbi hetimet e tij ndaj Trump.

Urdhri i saj parandalon Smithin dhe Departamentin e Drejtësisë që të ecin përpara me publikimin e raportit derisa Gjykata e 11-të e Apelit e Rrethit të SHBA të ketë kohë për të shqyrtuar mocionin urgjent të bashkëpandehurve të Trump për të bllokuar publikimin e raportit.

Smith shërbeu si kryeprokuror i Prokurorisë së Specializuar në Hagë, i cili ngriti aktakuzë ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, edhe një herë…