Trump sulmon De Niron: I çmendur patetik, nuk e dija sa i vogël ishe
Ish-presidenti Donald Trump e quajti aktorin Robert De Niro një “çmendur patetik” pasi ky i fundit mbajti një konferencë shtypi të martën jashtë gjykatës ku kandidati republikan është në gjyq për çështjen Stormy Daniels.
“Unë kurrë nuk e dija se sa i vogël, si mendërisht ashtu edhe fizikisht ishte ish-aktori i çmendur Robert De Niro. Sot, De Niro, i cili vuan nga një gjendje e pashërueshme, u prit para gjykatës nga një forcë shumë më e madhe se e majta radikale – MAGA (Make America Great Again)”, tha Trump në rrjetin “Truth Social”.
Ai konkludoi se filmat e De Niros nuk kanë qenë të cilësisë së mirë që kur ai iu bashkua fushatës së presidentit Joseph Biden dhe vlerësoi se aktori dukej “patetik dhe i trishtuar” gjatë konferencës, transmeton “Fox News”.
Të martën, konferencës së De Niros iu bashkuan dy ish-oficerë policie, të cilët ishin të pranishëm gjatë bastisjes së 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së.
AP tha se ishte një përpjekje e Biden dhe fushatës së tij për të përqendruar garën presidenciale në pushtimin e Kapitolit në vitin 2021 nga mbështetësit ekstremë të Trump, pasi ai humbi zgjedhjet presidenciale.
“Ne njujorkezët e toleronim atë kur ai ishte një tjetër sekser që maskohej si një bishë e madhe. Unë e dua këtë qytet. Nuk dua ta shkatërroj atë. Donald Trump dëshiron të shkatërrojë jo vetëm qytetin, por vendin dhe, në fund, ai mund të shkatërrojë botën”, paralajmëroi dje De Niro.