Trump thotë se do i japë fund luftës në Ukrainë, reagon menjëherë Putin

04 korrik 2024 | 21:21

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka reaguar pas deklaratës së kandidatit për president në SHBA, Donald Trump, se do t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Trump, disa herë, por edhe gjatë debatit të fundit me presidentin Joe Biden, tha se do t’i japë fund luftës në Ukrainë menjëherë sapo të rikthehet në detyrë, njëkohësisht duke fajësuar Biden si një person të dobët në marrëdhëniet me Rusinë.

Megjithatë, Trump nuk ka shpjeguar asnjëherë se në çfarë mënyre do i japë fund luftës në Ukrainë. E pikërisht për këtë ka reguar së fundmi edhe presidenti rus Vladimir Putin, duke thënë se “e merr shumë seriozisht” deklaratën e Trump.

“Fakti që zoti Trump si kandidat presidencial thotë se është gati dhe dëshiron ta ndalë luftën në Ukrainë. Ne e marrim atë shumë seriozisht. Megjithatë, nuk i kam parë idetë e tij se si do ta bëjë këtë, dhe kjo është pyetja kryesore. Por nuk kam asnjë dyshim që ai e thotë këtë sinqerisht dhe ne e mbështesim këtë”, u shpreh Putin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e ish-presidentit të SHBA-së Ivanka Trump ka treguar detaje…