Trump thotë se ilaçi për koronavirus do jetë së shpejti në dispozicion
19 mars 2020
| 18:41
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thotë se ka nxitur Administratën e Ushqimit dhe Barnave që të eliminojë pengesat për marrjen e terapive kundër koronavirusit tek pacientët.
Ai ka deklaruar se një ilaç që përdoret aktualisht si anti-malarje – hidroksikloroquine – do të vihet në dispozicion pothuajse menjëherë për të trajtuar koronavirusin, shkruan “CNN”.
“Koronavirusit tashmë iu bë një kohë e gjatë, andaj nëse gjërat shkojnë ashtu siç janë planifikuar, virusi nuk do mund ta vrasë askënd”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne duhet të heqim çdo barrierë të panevojshme, që të fillojmë sa më shpejt trajtime të sigurta, efektive dhe mendojmë se kemi disa përgjigje të mira”, u shpreh Trump.